USAID jep 526 mijë Dollarë për portin e Vlorës

TIRANË, 3 TETOR 2003 – Ministri shqiptar i Ekonomisë Arben Malaj dhe ambasadori amerikan në Tiranë James Jeffrey nënshkruan para pak ditësh një grant të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin prej 526 mijë dollarësh.

Ky grant ka për qëllim financimin e një studimi fizibiliteti mbi zgjerimin dhe modernizimin e portit të Vlorës. Studimi do të shqyrtojë kërkesat e së ardhmes për mallra dhe pasagjerë si dhe mundësinë e ndërtimit të një terminali të ri. Ai do të vlerësojë edhe shanset e mundshme tregtare të lidhura me ndërtimin e një termocentrali në port.

ECIKS / VOA