Dje ka filluar zbatimi i MTL-së në mes Kosovës dhe Shqipërisë

PRISHTINE, 2 TETOR 2003 – Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hyjë në zbatim që nga 1 tetori, bënë të ditur në Prishtinë zyrtarë për informim nga UNMIK-u dhe përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Marrëveshja e Tregtisë së lirë do të fillojë të zbatohet që nga dita e mërkurë,” tha një zëdhënës i UNMIK-ut, kurse këshilltari në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Mujë Gjonbalaj, tha se që nga 1 tetori të gjitha mallrat që gjenden në listën ‘libero’ do të kalojnë kufirin pa ngarkesa doganore.

“Në bazë të listave që janë përpiluar në marrëveshje të dyanshme, shumë bizenese nuk do të kenë asnjë problem sa i përket ngarkesave doganore dhe do të jenë të liruara në kufi,” tha Gjonbalaj.

ECIKS / Kosovapress