Kryetari i KNSLEJ-së viziton Kosovën

PRISHTINË, 1 TETOR 2003 – Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ahmet Isufi, dje në Prishtinë është takuar me Jurgen Boksbaun, kryetar i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave të Lira për Evropën Juglindore (KNSLEJ) me seli në Bruksel, me të cilin ka biseduar për problemet dhe gjendjen sociale në Kosovë.

Ministri Isufi, tha pas takimit se e ka infromuar, kryetarin e Sindikatës Botërore për vështërsitë me të cilat po ballafaohet Ministria që drejton ai, me rastin e procesit të privatizimit dhe për problemet, që do t’i ketë edhe në të ardhmen. “Ne do të kemi përgjegjësi për atë që na takon. Ia sqarova kryetarit Jurgen se në Kosovë ekzistojnë faktikishtë tri qeveri sa i përket procesit të privatizimit. Në këtë proces është involvuar UNMIK-u dhe AKM-ja, gjë që pamundëson pjesëmarrjen e Qeverisë së Kosovës drejtpërdrejt në këtë proces”, tha ministri Isufi.

Ai ka kërkuar nga Bashkimi i Sindikatave Botërore që BSPK-ja të pranohet në këtë familje, dhe shpreson se shumë shpejt do të ndodhë kjo. Në anën tjetër, Jurgen Boksbaun, kryetar i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave të Lira për Evropën Juglindore, ka theksuar se është një minimum i standardeve evropiane i cili po respektohet në Kosovë sa i përket të drejtave të punëtorëve.

ECIKS / Balkanweb