Takimi vjetor i FMN-së: më pak fjalë e më shumë punë

DUBAI – Më 20 dhe 21 shtator në kuadër të mbledhjes vjetore të FMN-së dhe Bankës Botëre në Dubai u takuan edhe ministrat e financave të shtatë vendeve të industrializuara perendimore, të cilët aprovuan “Axhendën e zhvillimit ekonomik”. Qëllimi i këtij dokumenti është forcimi i hopit që ka nisur të marrë ekonomia botërore. Ministrat e shtatë vendeve të industralizuara e kanë të qartë, se vetëm zhvillimi i fuqishëm ekonomik në mbarë botën mund të garantojë të ardhura më të larta dhe mund të mundësojë hapjen e më shumë vendeve të reja pune. Mbledhja vjetore e FMN-së përfundoi më 24 shtator. Shefi i FMN-së, Horst Këler dhe Presidenti i Bankës Botërore, Xhejms Volfenson në fjalimet përmbyllëse të tyre theksuan, se këtej e tutje emri i Dubait do të lidhet me shpresën për një ndarje më të drejtë të mirëqënies.

Ne duhet të predikojmë më pak dhe të zgjidhim më shumë probleme, deklaroi Horst Këler në mbyllje të takimit vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore në Dubai. Në këtë mënyrë pikërisht shefi i FMN-së u intonua me zërin e kritikëve të FMN-së. Këta të fundit që pas angazhimit të FMN-së në krizën e Azisë në vitin 1997 akuzojnë FMN-në, se po u ofron më shumë ideologji se sa ndihmë vendeve me vështirësi konikuturale. Konkretisht Këler nënvizoi: “Unë e ndjej, se të gjithë e kanë kuptuar, që ne duhet të bashkëpunojmë dhe të jemi në një linjë mendimi. Jam i gëzuar që në shumë vende mund të presim tani ripërtëritjen e ekonomisë, gjë që do t´u ndihmojë të gjithëve”.

Volfenson deklaroi, se largohet nga Dubai me ndjenjën, se janë zhvilluar bisedime të ekujlibruara mes vendeve të pasura dhe të varfëra. Në këtë frymë dhe në raporte realiste po diskutohet tani edhe për cështje të tilla si ndihma për zhvillimin, tregtia dhe clirimi nga barra e borxheve.

Në ditën e dytë dhe të fundit të mbledhjes vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore shefat e bankave emetuese, kryesisht të vendeve më të vogla, theksuan edhe një herë domosdsohmërinë e bashkëpunimit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura. Në këtë kontekst luan rol edhe e drejta e fjalës e vendeve më të vogla.
Në ditën e dytë të takimit në Dubai ministrat e zhvillimit si dhe shefat e bankave emetuese, ndër to edhe ministrja gjermane e zhvillimit, Heidemarie Vicorek-Ceul, tërhoqën vëmendjen për nevojën e reformimit të mënyrës së votimit në Bankën Botërore.

Reforma do të rrisë influencën e vendeve marrëse të ndihmës në procesin e vendimmarrjes në Bankën Botërore. Takimi i ardhshëm i FMN-së dhe Bankës Boltërore sipas radhës do të zhvillohet në Uashington. Tradicionalisht cdo tre vjet vendi i takimit për mbledhjen vjetore është në kryeqytetin amerikan. Në vitin 2006 mbledhja do të zhvillohet në Singapur.

ECIKS / Dwelle