PRISHTINË, 05 NËNTOR 2003 – Administrata e UNMIK-ut ka formuar Njësitin hetues kundër korrupsionit. Vendimi ekzekutiv për formimin e kësaj njësie është nënshkruar nga Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, tha zëdhënësi i Shtyllës së Parë të UNMIK-ut, Niraxh Sing.
Njësia për hetimin e korrupcionit do të ketë autoritetin të kryejë hetime për korrupsion brenda UNMIK-ut, Institucioneve të Përkohshme, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera që plotësisht ose pjesërisht varen nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.
Njësia për hetimin e korrupsionit sipas zyrtarëve të UNMIK-ut do të fillojë punën në mes të këtij muaji.
ECIKS / RTK