TIRANË, 04 NËNTOR 2003 – Banka e Shqiperise mori vendimin per uljen e normes baze te interesit per monedhen vendase lekun me 0.5 per qind me date 29 nentor. Vendimi i BSH -se per nje nga instrumentet kryesore te politikes monetare erdhi menjehere pas konsultimeve me Misionin e eksperteve te Fondit Monetar Nderkombetar.
Ky vendim pritet te jete i fundit per kete vit ne lidhje me uljen e normes baze te interesit. Gjithsesi performanca e ekonomise shqiptare, po paraqitet me renie ne keto dy vitet e fundit. Sidomos disa tregues buxhetore qe kane te bejne me te ardhurat dhe me shpenzimet.
Ne kete situate, nga ulja e normave te interesit duket se me se shumti do te perfitoje qeveria, e cila do te financoje deficitin buxhetor me kosto me te ulet, pasi rreth 80 per qind e depozitave te bankave investohen ne blerjen e bonove te thesarit te qeverise.
ECIKS / Korrieri