UNMIK: Marie Fuçi nuk do të shkarkohet

Prishtinë, 5 shkurt 2004 – Zyrtarë të administratës ndërkombëtare në Kosovë kanë mohuar njoftimet e fundit se së shpejti mund të shkarkohet drejtoresha e AKM-së Maria Fuçi. Zëdhënësja e UNMIK-ut, Izabela Karloviç tha se kryeadministratori Holkeri është duke i shqyrtuar vërejtjet e Qeverisë së Kosovës. “Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm është këmbëngulës që të adresohen vetëm çështjet parimore dhe jo ato personale. Ai po ashtu është i vendosur që procesi i privatizimit në Kosovë të vazhdojë. Por çdo deklaratë serioze si kjo që është ngritur kundër zonjës Fuçi duhet të jetë e bazuar në fakte”, tha zëdhënësja e UNMIK-ut Izabela Karloviç.

ECIKS / QIK