BE e konsideron Kosovën territor të pavarur doganor

Prishtinë, 5 shkurt 2004 – Bashkimi Evropian e konsideron Kosovën si territor të pavarur doganor, tha drejtori i Doganave të UNMIK-ut Paul Acda, gjatë prezantimit të Kodit të Doganor, i cili nga 1 marsi do të zëvendësojë Ligjin Doganor të ish Jugosllavisë. Sipas Acdas, Kodi Doganor e bën Kosovën vendin e parë në rajon me një ligj të doganave, që është në pajtueshmëri të plotë me standardet e Bashkimit Evropian. Çështje kryesore që parashikon ky Kod është të rregullojë me ligj lehtësime të tregtisë legjitime, eleminimin e pengesave në tregun e biznesmenëve legjitim. Çështje tjetër, sipas drejtorit të doganave të UNMIK-ut, është se ky kod i ashpërson masat kundër kontrabandistëve. Ai ka shtuar se me Kodin e ri doganat e UNMIK-ut do të kompletohen. Një prej detyrave që dalin nga ky kod është përpunimi i një tarife të veçantë për Kosovë. Ky është një proces i gjatë dhe nevojitet një vit punë për këtë. Tani kemi një tarifë të brendshme që do të zëvendësojë tarifen e brendshme të ligjit të ish Jugosllavisë që është përdorur deri me tani. Tarifa është e rëndësishme sepse përveç tregtisë mund të ruaj edhe të dhënat dhe për marrëveshjet e tregtisë, duke përcaktur se cilët artikuj janë të liruar. Ky kod prej 1 marsi ka pjesë të legjislacionit që mundësojnë lirimin prej takses doganore për një pjesë të caktuar. Kjo ka të bëjë me personat me aftësi të kufizuara. Unioni i Evropian e njeh Kosovën si territor të pavarur doganor ka theksur Paul Akda. Ndërsa për politikat fiskale që aktualisht realizohen në vend, z.Akda tha se si nuk bëjnë politikat fiskale. Ato i krijon Qeveria dhe UNMIK-u. Sipas tij, Kodi i ri Doganor lejon themelimin e zonave të lira tregtare. Me këtë dogana mund të bëjë rregullimin e zonave të lira kurse vendimin se a mund të ekzistojë një zonë e lirë apo jo, kjo është çështje e Qeverisë. Parimet e këtij ligji janë të bazuara në atë Unionit Evropian.

ECIKS / Balkanweb