11 kompani konkuruan për operatorin e dytë të telefonisë mobile

Prishtinë, 5 shkurt 2004 – Në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit sot u bë dorëzim-pranimi i listës së emrave të 11 kompanive që kanë konkuruar për tenderin e operatorit shtesë të telefonisë mobile në Kosovë nga ministria tek Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit. Kjo ceremoni shënoi edhe mbylljen e tenderit për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovës GSM.

Ministri Zef Morina tha se në këtë fazë autoriteti rregullativ do të bëjë verifikimin e dokumenacionit të kompanive konkuruese. “Invest Com”, “Kosova International Telecomunication LLC(Ko-Tel)”, “IPKO net-Western Wireless International”, “Turkcell”, “Albacell” (me përkrahje teknike nga Siemens AG, Austri), “Mobimak”, “Consortium Motorola & ASG – Cosmo & Others”, “Tele2”, “Kostel-Prishtina”, “Alliance Liquid Assets Group Backbone Communications”, “Mobikos+Mobitel”, janë kompanitë konkuruese.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për Kompaninë Mobikos, ministri Zef Morina tha se kjo kompani ka konkuruar në bashkëpunim me Mobitelin e Sllovenisë dhe jo me Mobtelin e Serbisë.

ECIKS / QIK