Ulqini e Shkodra nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Ulqin, 28 korrik 2004 – Në qytetin e Ulqinit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet pushteteve vendore të këtij qyteti dhe Shkodrës.

Marrëveshja, që u nënshkrua nga kryetarët e dy bashkive, Fuat Limani dhe Artan Haxhi, parashikon bashkëpunimin në fushën e turizmit, infrastrukturës, mjedisit, kulturës, sportit, parandalimin e tregtisë së paligjshme, arsimit, shëndetësisë, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare. Drejtuesit e bashkive të dy qyteteve përsëritën nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fusha me interes të përbashket.

ECIKS / RTK