Prishtinë, 29 korrik 2004 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural thotë se do t’i propozojë Ministrisë së Ekonomisë e Financave që të themelojë një fond të veçantë, nga i cili do t’u kompenzohen dëmet materiale podhuesve bujqësorë, për shkak të motit të lig. Zyrtarët e kësaj ministrie vlerësojnë se në këtë mënyrë do të mbrohen prodhuesit e dëmtuar dhe do të stimulohet prodhimtaria bujqësore në Kosovë. Sipas të dhënave të grumbulluara deri më tash, moti i lig që përfshiu pothuaj mbarë Kosovën u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme podhuesve bujqësorë, veçanërisht në Podujevë, Gjakovë, Ferizaj e në disa komuna të tjera të Kosovës. Më së shumti janë dëmtuar sipërfaqet me drithëra të bardha të cilat nuk kanë korrur ende, dhe sipërfaqet me perime. Vlerësimi i plotë i dëmeve nuk është bërë ende.
ECIKS / Balkanweb