Gjashtëmujori i parë solli 186 milionë euro nga doganat

Prishtinë, 27 korrik 2004 – Sipas të dhënave të Odës Ekonomike të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Buxhetin e Kosovës janë grumbulluar 183 milionë euro nga doganat e Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, në tremujorin e parë të këtij viti Kosova ka importuar mallra me vlerë prej 157 milionë eurosh, ndërsa ka eksportuar mallra me vlerës prej vetëm 8 milionë eurosh. Listës së mallërave të importuara në katërmujorin e parë i prijnë mallrat nga Maqedonia, me 22 milion euro, dhe Turqia, me 18 milionë euro.

Taksat doganore përbëjnë njërën ndër burimet kryesore të të hyrave buxhetore në Kosovë.

ECIKS / QiK