U krijua -Nisma Ekonomike për Kosovën-

Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS – www.eciks.org) është një organizatë jofitimprurëse e krijuar në Vjenë në prill të vitit 2003 nga studentë kosovar dhe austriak të ekonomisë dhe të multimedias në universitetet e Vjenës.

Qëllimi kryesor i organizatës është përkrahja aktive e zhvillimit ekonomik në Kosovë përmes:

· Stimulimit dhe asistimit të investimeve të huaja në Kosovë

· Inkurajimit, përkrahjes dhe asistimit të kompanive kosovare që t’i kuptojnë më mirë integrimet rajonale dhe evropiane si dhe të gjejnë vendin e tyre në këto integrime

· Stimulimit dhe asistimit të eksportit të produkteve kosovare dhe ofrimit të shërbimeve informuese në lëminë e eksporteve

· Ofrimit të analizave dhe informatave mbi zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë, veçanërisht në ekonominë kosovare

· Asistimit të ndërmarrjeve dhe kompanive kosovare në importet nga Bashkimi Evropian (BE)

· Asisitimit të ndërmarrjeve dhe kompanive kosovare në planifikimin e biznesit dhe zhvillimin e projekteve

· Përkrahjes së institucioneve arsimore të Kosovës.

ECIKS do të bashkëpunojë me të gjitha organizatat me qëllime të ngjashme, qoftë në Kosovë apo jashtë saj. Sidoqoftë, ekipi i ri i ECIKS beson që ekziston hapësirë e mjaftueshme për rrugë dhe mënyra të reja në përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Një qasje aktive, si marrja e iniciativës për kontaktimin dhe ofrimin e informatave specifike investorëve të huaj, analizimi dhe shpërndarja e informatave të përgjithshme mbi mundësitë e biznesit në Kosovë, lidhja aktive e prodhuesve kosovar me partnerët potencial jashtë Kosovës, asistimi i importuesve kosovar, etj. përfaqësojne disa nga aktivitetet kryesore që ECIKS pretendon t’i kryej në të ardhmen.

ECIKS tashmë ka krijuar një bazë të të dhënave të kompanive kosovare dhe investorëve potencial dhe është në proces të zhvillimt dhe zgjerimit të saj. Faqet tona ne internet do të jenë një pikë tjetër qëndrore e informatave. Informatat e bazaura në internet, analizat, broshurat dhe zgjidhjet speciale të ofruara online, të cilat mundësojnë krijimin e lehtë të kontakteve ndërmjet ndërmarrësve kosovar dhe kompanive të huaja dhe investorëve potencial, janë poashtu të përfshira në këtë faqe.

Ju ftojmë t’i shfletoni këto faqe dhe me propozime konkrete të na ndihmoni në arritjen e qëllimeve tona, që sigurisht janë edhe Tuajat.

ECIKS