Tiranë, 25 qershor 2003 – Mijëra turistë kosovarë që po qëndrojne për pushime në plazhet shqiptare kanë ngritur ofertën për Euro në Shqiperi duke ngritur në këtë mënyre vlerën e valutës shqiptare. Pritet forcim i mëtejshëm i monedhës vendase me ardhjen e emigrantëve gjatë korrikut dhe gushtit.
Korrieri bën të ditur se prej të hyrave valutore, kryesisht nga turistët kosovarë që këto ditë kanë vërshuar në plazhet shqiptare, vlera e monedhës së perbashkët evropiane – euro, ka rënë në tregun shqiptar të këmbimit me rreth 2 pikë. Një euro u ble dje me 137,7 lekë dhe u shit me 138, 4 lekë nga 140,3 që ishte javën e kaluar. Agjencitë e këmbimeve valutore pohojnë se, përveç ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare në kursin shqiptar të kembimit kanë filluar efektet sezonale. Ardhja e mijëra turisteve për pushime nga Kosova ka sjellë me vete një fluks jo të zakonshëm valute që po ndikon në mbiçmimin e lekut ndaj euros. Për rrjedhojë kërkesa për monedhen vendase këto ditë eshte rritur duke sjellë edhe rritje të vlerës së saj në tregje kryesisht në kembim me monedhën e perbashkët. Në agjencitë e këmbimit pohojnë se, kjo situatë do të shoqërojë ecurinë e tregjeve të këmbimit edhe përgjate dy muajve të ardhshem, për të arritur kulmin gjatë muajit gusht me ardhjen e emigrantëve nga jashtë.
KORRIERI/ECIKS