Shqipëri- Kosovë, vazhdojnë negociatat për tregti të lirë

Sarandë, 25 qershor 2003 – Dje në Sarandë ka filluar raundi i dytë dhe i fundit i negociatave për krijimin e një regjimi të tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Burimet zyrtare nga Ministria e ekonomisë njoftojnë se delegacioni shqiptar, që kryeson këto negociata në emër të Qeverisë Shqiptare, së bashku me palën kosovare, e cila do të kryesohet nga UNMIK, janë maksimalisht të angazhuara për përfundimin e këtij raundi dhe të gjithë bisedimeve teknike, duke bërë të mundur përafrimin e marrëveshjes.

Nënshkrimi i marrëveshjes së tregtise së lire me Kosovën parashikon tregtimin e disa produkteve, kryesisht bujqësore dhe blegtorale pa taksa doganore. Në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Tregtisë së Lirë në Rajon, taksat doganore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të bëhen zero gradualisht deri në fund të vitit 2008.

Përveç lehtësimit të tregtisë, pritet që me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje të ketë zhvillime të mëtejshme në fushen e turizmit, infrastrukturës, realizimit të projekteve të përbashkëta të bashkëpunimit ekonomik, si dhe të krijimit të lehtësive të mëtejshme të lëvizjes së lirë të njerzve dhe shërbimeve.

KORRIERI/ECIKS