Prishtinë, 17 dhjetor 2004 – Shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve dhe joperspektiva, nxiti dhe mund të nxisë shumë pakënaqësi sociale, madje edhe trazira të ashpra.Në këtë kontekst, Agjencia Regjionale e Ndërmarrjeve REA – Prishtina, sot në Prishtinë, organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësus të UNMIK-ut, të Qeverisë së Kosovës dhe të shoqërisë civile më qëllim të hapjës së perspektivës së punësimit të të rinjve.
“Në Kosovë ka mbi 300 mijë punëkërkues të regjistruar, prej të cilëve 72 për qind janë të grupmoshës 17 deri 39 vjeçare dhe kështu Kosova rradhitet në vendet me gjendje më të rëndë sa i përket punësimit të të rinjve” theksoi në hapje të tryezës drejtori i kësaj agjencie Ahmet Jetullahu.”“Qëllimi jonë është që të senzibilizojmë sa më shumë që kemi mundësi gjithë spektrin kosovar – trekëndëshin: UNNMIK, Qeveria e Kosovës dhe Shoqëria Civile për një bashkërendim të aktiviteteve drejt punësimit të rinisë dhe zhvillim ekonomik të Kosovës”. Sipas fjalëve të Skënder Boshtrakajt, drejtor i Deparatamentit të Rinisë, numri i madh i të rinjëve paraqet potencial tejet të rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërie, “por është edhe një bombë sociale, që mund të eksplodojë në çdo moment. Në këtë kuptim, nuk e influencon protesten vetëm papunësia, por edhe shumë çështje të pazgjidhura në Kosovë, si dhe mungesa e përspektivës dhe edukimit kualitativ që nuk ia mundëson të rinjve hyrjen në treg dhe një kompetencë të fortë që të krijojë karrierë të qëndrueshme”. Drejtori i Divizionit të Punësimit të Ministrisë punës dhe Mirëqenies Sociale, Hafiz Leka tha në këtë tryezë, se kjo ministri nuk ka fonde të posaçme dhe nuk hapë vende të punës: “Ministria e Punës kryen shërbime mbi punësim nëpërmjet institucioneve, prandaj zbutja e pununësisë varet ekskluzivisht nga shkalla e zhvillimit ekonomik të Kosovës”. Së fundi, u tha në këtë tryezë, shtimi i punësimit të të rinjve varet shumë nga statusi përfundimtar i Kosovës, ngase, të rinjët, në kushtet e tashme nuk kanë çasje në tregun ndërkombëtar të punës.
ECIKS / RTK