Prishtinë, 18 dhjetor 2004 -Komisioni Evropian ka vendosur qe te ndaje per Kosoven edhe 23.9 milion euro si ndihme e KE, pervec 60 milion eurove ekzistuese qe jane dhene per vitin 2004.
Me keto fonde shtese BE-ja vazhdon te ndihmoje (UNMIK-un) dhe Institucionet e Perkohshme Vetqeverisese te Kosoves (IPVK) per te zbatuar reformat e percaktuara ne “Standardet per Kosoven” dhe Partneritetin Evropian. Kjo ndihme e re do te ndihmoje zhvillimin ekonomik dhe shoqeror te komuniteteve ne pozite te pavolitshme, duke permiresuar kushtet per kthim te qendrueshem te minoriteteve.
Nga keto fonde, 12.9 milion euro dedikohen per zhvillimin ekonomik, duke perforcuar keshtu ndihmen e meparshme dhe te tashme te KE per zhvillimin e harmonizuar ekonomik dhe shoqeror ne Kosove dhe krijimin e qendrueshem te vendeve te punes ne rajonet me papunesi te madhe, duke perfshire komunat me numer te konsiderueshem te minoriteteve.
ECIKS / Ballkanweb