Doganat shqiptare mbledhin 90 milionë USD më shumë se vjet

Tiranë, 13 dhjetor 2004 – Gjate periudhes janar-nentor 2004, administrata doganore ka arketuar 55.5 miliarde leke, ndersa vetem ne nentor 5,8 miliarde leke ose 37 % me shume se nje vit me pare. Ne 11 muaj, 2.667 kontrolle per te luftuar kontrabanden

Administrata doganore arketoi gjate muajit nentor 5.8 miliard leke, nga 4.2 miliard leke te arketuara gjate muajit nentor 2003 ose 37% me shume. Sipas te dhenave zyrtare, per periudhen 11 mujore (janar-nentor 2004) jane arketuar 55.45 miliard lek ose 98% e planifikimit. Ecuria e vjeljes se te ardhurave doganore eshte vleresuar mese e kenaqshme, gje qe evidentohet nga krahasimi i treguesve 2003-2004. Keshtu gjate ketij 11 mujori jane realizuar 5.7 miliard lek me shume se nje vit me pare me nje rritje prej 11%. Konvertuar ne valute, kjo vlere rezulton se jane arketuar per buxhetin e shtetit 90 milion USD me shume se nje vit me pare.

Gjate vitit 2004, Administrata Doganore eshte perballuar me nje faktor objektiv qe ndikon direkt ne realizimin e planit, Ne renien e ndjeshme te kursit te kembimit valutor. Renia e ndjeshme e valutes amerikane, sipas burimeve zyrtare, ka patur nje ndikim ne vlere absolute ne prej 4.9 miliard leke.

Lufta ndaj kontrabandes

Gjate periudhes 11 mujore, Drejtoria Pergjithshme e Doganave ka ushtruar 2667 kontrolle mbi subjektet doganore. Sipas te dhenave zyrtare, jane konstatuar 697 raste shkeljesh, vlera e penaliteteve te te cilave eshte afersisht 2 miliard leke. Drejtoria Pergjithshme e Doganave ka derguar per ndjekje penale 80 subjekte doganore per kryerjen e akteve te kontrabandes. Gjithashtu, jane kapur nga autoritetet doganore 1415 kg hashash, 3 kg marijuane, 62 kg heroine, si dhe jane bllokuar ne 2 raste makina lluksoze te vjedhura dhe te trafikuara nga nje rrjet mafioz nderkombetar i kondrabandes se ketij lloji.

Vemendje te vecante, Drejtoria Pergjithshme e Doganave ka treguar per rastet e abuzimit te personelit doganor ndaj ligjit. Per kete arsye jane derguar per ndjekje penale 29 punonjes doganor. Ecuria e zbatimit te programit te kompjuterizimit te doganes, sipas burimeve zyrtare, u eshte pergjigjur objektivave ambizjoze ne kete drejtim. Ky program mbulon 75 % te transaksioneve . Pas operativitetit te tij ne doganen e Tiranes, Durresit, Qafe- Thanes dhe Vlores, ky rrjet brenda dhjetorit do te funksionoje ne Kakavije.

ECIKS / Korrieri