Tri kompani interesohen për Distribucionin e KEK-ut

Tri kompani ndërkombëtare kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në privatizimin e rrjetit të Distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Kompanitë konkurrente janë dy kompani turke, “Calik Holding” dhe “Limak”, si dhe kompania italiane “G.C.T. s.r.l.”

“Kjo nuk ka qenë ftesë për parakualifikim, por vetëm shprehje e interesit. Kjo paraqet hapin e parë në kontaktet me investitorët e mundshëm”, tha Burim Hashani nga kjo njësi.

Pas shpalljes së interesit pritet të krijohet edhe lista me investitorët e parakualifikuar për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë.

Privatizimi i rrjetit energjetik është kusht që duhet plotësuar vendet e rajonit, në pajtim me Traktatin e Komunitetit të Energjisë në Evropën Juglindore.

ECIKS