Prishtinë, 31 gusht 2004 – Tregu i Kosovës është shumë i rëndësishëm për kompanitë sllovene është vlerësuar në një takim të ministrit të Jashtëm slloven Ivo Vajgël me firmat sllovene të angazhuara në Kosovë. Siç njoftohet nga Lubjana, Vajgël është takuar në prag të vizitës në Kosovë me afaristët e angazhuar në Kosovë që ata ta njoftojnë me aktivitetet e veta dhe të vejnë në dukje disa përvoja e probleme. Në takim është theksuar se disa kompani synojnë zhvillimin e mëtejmë të punëve të veta me anë të depërtimit në tregje të fqinjeve apo me anë të kalimit nga tregtia në investime në Kosovë. “Për afaristët dhe përfaqësuesit e ministrive është shumë e rëndësishme që diplomacia sllovene po u jep mbështetje afaristëve në përcjelljen dhe paraqitjet në konkurse dhe me rastin e zbatimit të afarizmit të pasqyruar dhe përkatës për Slloveninë”, theksohet në Lubjanë.
ECIKS / QIK