Hapet fushata kundër korrupsionit

Prishtinë, 31 gusht 2004 – Korrupsioni mbetet fenomen i zakonshëm në jetën e përditshme kosovare. Për këtë zyra këshillëdhënse për qeverisje të mirë pranë zyrës së Kryeministrit hapi sot publikisht fushatën kundër korrupsionit në Kosovë. Në gjithë botën njerëzit përballën me plagën e korrupsionit, fatmirësisht për kosovarët lufta kundër korrupsionit nuk është e pashpresë, ky ishte mesazhi kryesor i studimit të perceptimeve të qytetarëve mbi luftimin e korrupsionit në Kosovë, tha Habit Hajredini drejtor i zyrës për qeverisje të mirë në zyrën e Kryeministrit. “Do të hapet një agjensi ku qytetarët e Kosovës do të munden lirisht të paraqesin rastet e korrupsionit dhe kjo do të jetë ndihmesë e madhe për ne që ta luftojmë fenomenin korrupsion, tha Hajredini. Suksesi afagjatë i përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë do të varet nga vullneti i përhershëm i udhëheqsëve të tyre për të implementuar reformat dhe për të sjellë ndryshimet reale dhe të qëndrushme jo vetëm në kornizën e tyre legjislative dhe institucionale, por edhe në mentalitetin e qytetarëve. Kosovarët presin dhe nuk meritojnë më pak se kjo, përfunduan zyrtarët e zyrës për qeverisje të mirë në zyrën e kryeministrit.

ECIKS / Balkanweb