TIRANË, 26 SHTATOR 2003 – Perputhja e legjislacionit ekonomik e tregtar te vendeve te rajonit me standartet e Bashkimit Europian, kane qene ne qender te vemendjes se takimit te Grupit te Punes per Liberalizimin dhe Lehtesimin e Tregtise ne vendet e Europes, i cili u hap dje ne Tirane.
Ne kete takim u diskutua rreth thellimit te ketyre marreveshjeve, qe jane nenshkruar tashme mes vendeve te rajonit. Krahas perfaqesuesve te te gjitha vendeve te rajonit si Shqiperi, Kroaci, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Rumani, Bosnje-Hercegovine dhe Moldavi, ne kete takim, moren pjese edhe strukturat e Paktit te Stabilitetit, donatoret e perfshire ne sfidat e integrimit, perfaqesues te instituconeve nderkombetare si Bashkimi Evropian, SHBA-te, Britania e Madhe, Banka Boterore si dhe nga Organizata Boterore e Tregtise.
Me rastin e kryesimit te ketij grupi nga Shqiperia, ministri i Ekonomise Arben Malaj ne fjalen e tij te hapjes garantoi angazhimin e plote te Qeverise Shqiptare per hapa te metejshem dhe rol aktiv te vendit ne procesin e integrimit te rajonit ne Bashkimin Evropian dhe me gjere. Ky takim i paraprin takimit ministror te vendeve te Europes Jug-Lindore, i cili do te mbahet ne Rome, ne nentor te ketij viti, ne kuader te Presidences italiane te Bashkimit Evropian.
ECIKS / Korrieri