Kompanitë Britanike të interesuara për Birrën e Pejës

LONDËR, 25 SHTATOR 2003 – Britania e madhe është e interesuar për privatizimin e Fabrikës së birrës në Pejës. “Ne jemi të gatshëm dhe jemi investitori më i fuqishëm nga të gjitha kompanitë në Evropë, në të gjitha pikëpamjet, për të privatizuar Fabrikën e birrës në Pejë”, thotë përfaqësuesi i qeverisë së Britanisë, Xhon Xhonson.

Ai ka theksuar faktin se për këtë qëllim, qeveria britanike dhe koncernet e saja të prodhimit të birrës, kanë hyrë tani në bisedime me Agjencinë e Mirëbesimit në Kosovë (Kosova Trust Agency) rreth privatizmit të fabrikës së birrës në Pejë.

ECIKS / Balkanweb