Themelohet Këshilli Kombëtar Ekonomik

Kryeministri Hashim Thaçi, në bashkëpunim me udhëheqës të Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane dhe të Aleancës Kosovare të Biznesit, kanë nënshkruar një protokoll për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik të Kosovës.

Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik do të mundësojë ambient të qëndrueshëm ekonomie, përmirësim të sektorit privat dhe mjedis më të përshtatshëm për investitorët ndërkombëtarë, tha kryeministri, Hashim Thaçi.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se krijimi i këtij këshilli do t’i fuqizojë përpjekjet e komunitetit të biznesit dhe të qeverisë, për të krijuar ambient më të mirë për investime dhe rritje të shkallës së punësimit.

Formimi i këtij këshilli dëshmon bashkëpunimin e mirëfilltë në mes të komunitetit të biznesit dhe institucioneve shtetërore, tha Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Lekë Musa, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, tha se ky këshill do të jetë një zë i komunitetit të biznesit në Kosovë.

ECIKS