Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shpalli rezultatet e valës së pestë të shitjes së ndërmarrjeve shoqërore nëpërmes procesit të likuidimit.
Gjithsej janë pranuar 120 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3 milionë e 538 mijë euro.
Drejtori i Departamentit të Likuidimit, Muharrem Arifi, tha se deri më tani janë privatizuar 625 ndërmarrje të reja, prej të cilave 600 janë privatizuar përmes metodës së “Spin off-it të rregullt”, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së “Spin off-it special”.
Aktualisht AKP është duke vazhduar me procesin e privatizimit. Për më tepër informata vizitoni webin: www.pak-ks.org
ECIKS
