Tërë Italia pa rrymë

ROMË, 29 SHTATOR 2003 – Pothuajse tërë Italia, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, dje rreth orës 3.30 të mëngjesit ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike. Shkaqet janë të panjohura tha përfaqësuesi i Ministrisë, megjithëse disa media si shkak kanë përmendur goditjen e rrufesë.

Sipas të dhënave të një zëdhënësi të policisë së Romës, rryma është ndërprerë në tërë Italinë, përveç në Sardine. Supozohet që ndërpreja të jetë bërë nga vendi prej nga importohet energjia, sipas të gjitha gjasave nga Franca. Radiot italiane njoftojnë se asnjë njeri nuk ka mbetur i izoluar në metron e Romës, pasi përmes gjeneratorëve të energjisë është mundësuar që trenat të lëviznin deri në stacionet më të afërta.

ECIKS