PRISHTINË, 30 SHTATOR 2003 – Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës ka organizuar seminarin “gjendja momentale e industrisë dhe metaleve në Kosovë dhe perspektiva e tyre”. Tekonlogjia e vjetruar dhe humbja e tregjeve të mëparshme është problemi kryesor i riaktivizimit të kësaj dege të ekonomisë kosovare, kanë thënë ekspertët të cilët kanë diskutuar në këtë seminar.
Ata poashtu kanë vlerësuar se privatizimi dhe krijimi i ndërmarrjeve të vogla brenda ish ndërmarrjeve të mëdha të industisë metalike në Kosovë është zgjidhja më e mirë për të ardhmen e këtyre ndërmarrjeve.
ECIKS / RTK