Shqipëri: paraja jashtë bankave arrin kulmin

TIRANË, 30 SHTATOR 2003 – Paraja jashte sistemit bankar ka arritur kulmin gjate muajit gusht, pavaresisht disa planeve qe ka marre Banka e Shqiperise per reduktimin e ketij fenomeni. Jane me shume se 125 miliarde leke qe qarkullojne “cash” nga rreth 118 miliarde qe ishin ne muajin qershor, duke i thelluar edhe me teper premisat per rritjen e kesaj dukurie. Dokumenti i fundit i politikes monetare sqaron se, qarkullimi “cash” gjate muajit gusht ka ardhur ne rritje per shkak te shpenzimeve kosnumatore, te cilat mesohet te kene ndikuar ne rritjen e parase fizike qe qarkullon ne ekonomi. Faktor tjeter thelbesor ne kete drejtim, sipas Bankes se Shqiperise ka qene ulja e normes baze te interesit per lekun ne fillim te muajit korrik, duke ndikuar keshtu qe perdoruesit e parase te gjejne forma te tjera per investuar kursimet e tyre jashte bankave.

Keto faktore te renditur se fundi nga banka qendrore i jane shtuar faktoreve historike te zhvillimeve monetare kur dihet se ne Shqiperi pjesa derrmuse e vlerave monetare qarkullojne jashte bankave dhe zyrave te tjera te sherbimeve financiare. Sakaq, ende nuk eshte dhene nje shifer e sakte per sasite e parave “cash”, por Banka e Shqiperise shpesh here eshte ankuar se, kjo situate nuk e lejon ate te kete politika monetare eficente.

Ambientit ekonomik dhe sherbimeve financiare i mungojne gati teresisht mjetet alternative te pageses si ceqet, kartat e kreditit dhe ne te shumten e rasteve klientet preferojne qe kursimet e tyre t’i ruajne me medota primitive, duke shmangur komunikimin me institucionet e specializuara.

Mirepo cfare ndodh nga qarkullimi i parase “cash”. Se pari, incidentet te nisura nga perfitimi qe shpesh here shkojne deri ne vrasje. Humbet mundesia per te perfituar interesat nga depozitimi ne banke. Po keshtu bankat duke mos thithur parane ne qarkullim kane me pak mundesi per te kredituar. Vec ketyre specialistet rendisin edhe faktore te tjere negativiteti qe krijohen ne ekonomi nga paraja “cash”. Banka Qendrore per here te pare kete vit ne deklaraten e rreziqeve financiare ka evidentuar me risk qarkullimin e parave jashte sistemit. Per te frenuar kete fenomen ne fakt egziston nje udhezim i Ministrise se Financave, sipas te cilit tatimet dhe doganat detyrohen te denojne me gjobe te gjitha ata individe qe kapen duke bere transaksione “cash” me me shume se 1 milione leke.

Por ne fakt ende nuk eshte publikuar asnje rast i tille dhe deri tani nuk behet fjale as per ndonje rregullore te re qe te drejtoje parane drejt bankave, ashtu si ne te gjitha vendet e tjera me ekonomi ne zhvillim.

ECIKS / Korrieri