Tender i ri për operator të dytë të telefonisë mobile

Prishtinë, 13 shkurt 2006 – Shefi i shtyllës së katërt të UNMIK-ut, Joachim Ruecker, nuk do të pranojë asnjë vendim tjetër pos shpalljes së tenderit të ri për licencë të operatorit të dytë të telefonisë mobile. Kryetari i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit Anton Berisha thotë se Ruecker po implikohet më shumë se sa i takon dhe sa ka nevojë. Kompania angleze KPMG, e angazhuar së fundi për rishqyrtimin e tenderit të anuluar, ia ka dorëzuar qeverisë së Kosovës raportin.

Qeveria e Kosovës të premten e ka pranuar raportin e kompanisë KPMG, që përmban vlerësim për procesin e tenderit të anuluar për licencën e operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë. Nëse vlerësimi për procesin ka qenë pozitiv, atëherë kompania ka pasur për detyrë të bëjë edhe vlerësimin e ofertave më të mira. Por, shefi i shtyllës së katërt të UNMIK-ut Johakim Ruecker në një bisedë për Blue Sky, është kategorik se asgjë nuk mund të pranohet asgjë tjetër, pos tenderit të ri.

ECIKS / RTK