Të largohen mallrat e ekspozuara para lokaleve

PRISHTINË, 11 DHJETOR 2003 – Drejtorati për Inspektim i Kuvendit Komunal të Prishtinës, njoftoi dje të gjitha subjektet afariste që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë komunë dhe të cilët kanë ekspozuar mallin jashtë dhe para lokaleve të tyre, duke filluar prej atyre ushqimore e deri ato teknike, se do të përballen me Inspektimin Komunal.

Drejtorati i Inspektimit, kërkon nga të gjithë afaristët, që ta largojnë vetë mallin e ekspozuar pra lokaleve, nga trotuaret, hapësirat publike, para qosheve, nga rruga etj, sepse në të kundërten do të merren masat ndëshkuese të parashikuara me rregullore deri te konfiskimi i mallit dhe gjobitja e tyre.

Aksioni për largimin e mallit të ekspozuar do të fillojë gjatë kësaj jave dhe do të vazhdojë deri sa të vihet rend në këtë drejtim.

ECIKS / Balkanweb