GJAKOVË, 10 DHJETOR 2003 – Sot, më 10 dhjetor, fillojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës nacionale Kosovë-Shqipëri. Gjatësia e rrugës është 9.8 KM, gjerësia e shiritit të asfaltit është 6.0 metra, si rrugë rajonale.
Vlera e kontratës është 1 miliardë Euro. Afati për kryerjen e punimeve sipas dinamikës së paraparë është 7 muaj. Ndërtimi i kësaj rruge ka karakter të shumëfishtë sepse jo vetëm që do të lidhë më mirë dy Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe rajonin.
Në ceremonialin e rastit që do të mbahet tek Ura e Tabakut në Gjakovë, në orën 13:30, janë ftuar të marrinë pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e Zyrës së Republikës së Shqipërisë.
Punimet i janë besuar kontraktorit “FAMIS-COMERC” nga Theranda. Fillimin e punimeve do ta hapë solemnisht Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Zef Morina dhe përfaqësuesit tjerë më të lartë të institucioneve të Kosovës.
ECIKS / Balkanweb