Dinari serb merr tatpjetën

Beograd, 10 dhjetor 2003 – Dinari serb edhe më tutje është duke e humbur vlerën, njofton APA. Në këtë njoftim thuhet se prej fillimit të këtij viti dinari është zhvleftësuar në raport me euron për 10 për qind. Përderisa në fillim të vitit një euro ka kushtuar 62 dinarë, kursi i sotëm i tij ka arritur tashmë në 68 dinarë. Banka Nacionale Serbe, e cila kursin e dinarit e përcakton në varshmëri të ofertës dhe kërkesës në tregun e devizave, e ka arsyetuar zhvleftësimin me rënien e kursit të dollarit.

Ish-presidenti i kësaj banke, Mladjan Dinkiq, është megjithatë i një mendimi tjetër. Sipas tij, zhvleftësimi i dinarit ka të bëjë ekskluzivisht me rritjen e deficitit të tregtisë së jashtme. Ky deficit pritet që këtë vit të arrij një rekord prej 5 miliardë dollarë (4,14 miliardë euro), tha Dinkiq para gazetarëve. Deficiti ka mundur të jetë shumë më i madh, sikur të mos kishte pasur të hyra të mëdha nga privatizimi. Këtë vit qeveria serbe ka shitur disa nga ndërmarrjet më të suksesshme, që kanë qenë pronë shtetërore.

ECIKS (K.D.)