Prishtinë, 09 dhjetor 2003 – “Procesi i privatizimit në Kosovë është bllokuar. Fillimisht, ne kemi menduar se ky proces është pezulluar përkohësisht, por tash mund të flasim për bllokim total të privatizimit”, ka thënë për një radio të huaj nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Mustafë Ibrahimi.
Ai tha mes tjerash se procesi është bllokuar me vendimin e shefit të Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut, Nikolaus Graf von Lambsdorf, si dhe me kërkesën e Qeverisë së Serbisë. Sipas tij këtu bëhet fjalë për ndërhyrje dhe interesa politike të Serbisë.
ECIKS / QIK