Pritet një rritje e euros deri në 1,25 USD

Frankfurt, 09 dhjetor 2003 – Euro ka treguar në fillim të kësaj jave një disponim për t’u forcuar edhe më shumë në krahasim me valutat tjera. Të hënën niveli i të ashtuquajturit ECB-Fixing me 1,2218 USD për një euro (të premten 1,2087) ka qenë më i larti i të gjitha kohërave. Prej fillimit të vitit 2003 valuta e përbashkët evropiane është forcuar në krahasim me dollarin amerikan për 16 për qind. Shkaku kryesor për dollarin e dobët është deficiti i dyfishtë në buxhetin shtetëror dhe në bilancin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Disa analistë tashmë e janë të bindur se euro së shpejti do të shënojë një rritje kontinuale mes 1,23 dhe 1,25 USD. Sot, të martën, Banka Qendrore Amerikane do të analizojë gjendjen aktuale të krijuar, por ndonjë zvogëlim i vlerave kamatore nuk është i paraparë.

Për ekonominë kosovare rritja e vlerës së euros mund të sjellë përfitime, ngase produktet e importuara që paguhen në dollarë do të bëhen edhe më të lira e më fitimprurëse në krahasim me produktet e Bashkimit Evropian. Në të kundërtën, eksportet kosovare jashtë Eurozonës do të jenë me të shtrenjta si pasojë e rritjes së vlerës së euros.

ECIKS (K.D.)