Banka Botërore ndanë 16 milionë euro për Kosovën

Prishtinë, 08 Dhjetor 2003 – Delegacionin e drejtorëve ekzekutiv të Bankës Botërore e priti Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Pas takimit Kryeministri njoftoi se Banka Botërore në vitin 2004 do ta ndihmojë Kosovën me 16 milionë euro, para këto që do të jepen në formë të granteve. Duke pohuar se angazhimi i Bankës Botërore ka qenë në nivel me mundësitë praktike, udhëheqësi i delegacionit Marsel Mase, tha se Banka do të vazhdojë ndihmën në formë të granteve edhe në të ardhmen.

Në fund të këtyre takimeve të ndara, përfaqesuesit e Bankës Botërore thanë se Kosova ështe në rrugë të mirë që të zgjidhë një varg problemesh që aktualisht ekzistojnë. Ata premtuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë edhe në të ardhmen vendin tonë. Një delegacion shtatë antarësh i Kuvendit të Kosovës udhëtoi për në Belgjikë, ku do të njihet më për së afërmi me përdorimin e sistemit elektronik të menagjimit te dokumenteve në një hapsirë shumgjuhëshe. Një sistem i tillë është duke u vendosur edhe në Kuvendin e Kosovës, që është iniciativë e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Unionit Interparlamentar.

ECIKS / BalkanWeb