Të hënën fillon Java kosovare e bisnesit

PRISHTINË, 24 TETOR 2003 – Nga 27 tetori deri më 1 nëntor, Aleanca Kosovare e Biznesit do të organizojë aktivitetin “Java kosovare e Biznesit”. Qëllimi i këtij projekti që do të shënohet me aktivitete të ndryshme është të ngritet informimi i qytetarëve të Kosovës për produktet vendore dhe njëherit të shtohet edhe konsumi i tyre.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kosovare të Biznesit një përqindje e madhe e qytetarëve të Kosovës janë më shumë të interesuar për produktet e huaja e jo ato të vendit. Sipas tyre nëse do të rritet konsumi i prodhimeve vendore, do të rezultojë me një ekonomi më të zhvilluar, hapjen e vendeve të reja të punës, dhe buxhet më të qëndrueshëm.

Ky aktivitet zhvillohet për herë të parë në Kosovë, me synim që të zhvillohet në një aktivitet tradicional.

ECIKS / RTK