TIRANË, 24 TETOR 2003 – 177 dollarë në ditë shpenzon mesatarisht një shqiptar kur udhëton jashtë shtetit për qëllim biznesi. Ndërsa turistët e huaj që vijnë në Shqipëri për qëllime biznesi qëndrojnë mesatarisht 7 ditë dhe shpenzojnë mesatarisht 103 dollarë në ditë.
Këto të dhëna bën publike Banka e Shqipërisë, sipas të cilës vërehet një rritje e shpenzimeve të turistëve shqiptarë jashtë vendit dhe të të huajve në Shqipëri. Por, sipas një studimi të bankës qendrore, ditëqëndrimi mesatar për shqiptarët që udhëtojnë jashtë për qëllime biznesi është rreth dy herë më i madh se për të huajt. Shqiptarët që udhëtojnë jashtë për të pushuar apo për arsye biznesi qëndrojnë rreth 2 javë dhe shpenzojnë mesatarisht 84 dollarë në ditë. Ndërsa turistët e huaj që vijnë në Shqipëri për qëllime biznesi qëndrojnë mesatarisht 7 ditë dhe shpenzojnë mesatarisht 103 usd në ditë, ndërsa turistët e huaj që vijnë për qëllime personale qëndrojnë rreth 12 ditë duke shpenzuar mesatarisht 64 usd në ditë.
ECIKS / Shekulli