TIRANË, 23 TETOR 2003 – Ne garen per privatizimin e Bankes se Kursimeve konkurojne vetem dy banka, ajo austriake “Raifaisen Bank” dhe Banka e Kursimeve te Hungarise, “OTP Bank”, njoftuan dje burimet ne Ministrine e Financave. Keto banka, sipas te njejtave burime kane filozofine e shtrirjes ne rajon dhe ne vendet ne tranzicion.
Kjo situate duket se do te ndikoje ndjeshem ne nivelin e cmimit qe qeveria pritet te perfitoje prej shitjes se bankes, pasi konkurenca me pjesmarrjen e vetem te dy investitoreve do te jete e vogel. Nderkohe gjate vitit te kaluar moren pjese zyrtarisht ne gare per blerjen e BK tre banka. Ajo austriake, “Bank of Austria” dhe bankat italiane “Intesa BCI” dhe “San Paolo IMI”. Por ato hoqen dore fill pas njohjes nga afer me gjendjen e Bankes se Kursimeve.
ECIKS / Korrieri