TIRANE, 10 SHTATOR 2003 – Ne takimin dypalesh Shqiperi-Komisioni Europian, qe u zhvillua sot paradite ne Tirane u diskutua mbi Karten Europiane te ndermarrjeve te vogla e te mesme (SME). Sipas burimeve nga ministria e Ekonomisë, qëllimi i takimit eshte diskutimi dhe vleresimi lidhur me zbatimin e parimeve te Kartes Europiane per SME-te si dhe gjendja aktuale dhe perspektivat e zhvillimit te SME-ve ne vend. Karta e SME-ve përfaqëson dokumentin themelor të politikave të komisionit Evropian për vendet anëtare si dhe për vendet që ndodhen në proçesin e Stabilizim-Asociimit. Ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, gjatë këtij takimi tha se, vendi ynë ndodhet në një stad të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik drejt objektivave gjithnjë e më ambicioze, ku nje rol te veçante ne këte drejtim luajnë edhe SME, te cilat mund të kontribuojnë më mirë dhe më shumë se deri tani në qëndrueshmërinë ekonomike të zhvillimit, në kontributin më të drejtpërdrejt, në uljen e papunësisë dhe në reduktimin e problemeve sociale.
ECIKS / Balkanweb