Italia premton të angazhohet për koridorin 8

BARI – Zëvendëssekretari italian për Infrastrukturën, Guido Viceconte, siguroi angazhimin maksimal të qeverisë italiane për Korridorin VIII, rrjetit të madh ndërevropian të transportit që përfshin Italinë, Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Turqinë. Me anë të një komunikate, ai theksoi se Korridori VIII përbën “një program kompleks, thelbësor për kohezionin territorial mes Adriatikut dhe Ballkanit, Detit të Zi dhe Lindjes së Mesme, që duhet realizuar plotësisht brenda vitit 2015”. Viceconte njoftoi gjithashtu se Pulja, përveç faktit që është qyteti ku zhvillon aktivitetin e tij Sekretariati Teknik i Korridorit VIII, kandidohet për të qënë edhe sporteli i Bankës Evropiane të Investimeve. Qeveria italiane është e vetëdijshme se Korridori VIII, si i barabartë me korridoret e tjerë ndërevropianë, “nuk është një vepër që jepet me sipërmarrje”. Korridori VIII përbën “aktualizimin e një sistemi kompleks bashkëpunimi që parashikon realizimin, praktikisht nga zeroja, të infrastrukturave rrugore prej 960 kilometrash, të rrjeteve hekurudhore prej 1270 kilometrash, të veprave të rëndësishme detare, të stacioneve të reja aeroportuale” që përfshijnë një sistem të rëndësishëm tubacionesh gazi dhe nafte. Pikat kyçe, porti i Varnas dhe porti i Durrësit, i ofrojnë një programi kaq të artikuluar karakteristikat e një sistemi të integruar në gjendje të veprojë në lindje me Bakun, ku ekzistojnë vendburime të pasura me naftë dhe në perëndim me Mesdheun dhe me Italinë.

ECIKS / Balkanweb