Prishtinë, 19 nëntor 2004 – Rrjeti i Grave Afariste të Kosovës, mbajti takim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë. Arsyeja e takimit ishte elaborimi i rolit të femrës në ekonominë kosovare. Në këtë takim morën pjesë rreth 125 gra biznismene dhe udhëheqëse të komuniteteve nga vende të ndryshme. Luan Dalipi nga departameniti i SHBA-ve për ekonomi në Kosovë tha se qëllimi i këtij takimi ishte që gratë në biznes të takohen dhe të marrin informata rreth organizatave që janë të reja dhe të cilat kanë sukses të madh. Robert Gulih nga Oda Ekonomike Amerikane, tha se është kënaqësi të shohësh sot këtu një numër kaq të madh të grave afariste.
Përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane janë takuar para pak kohësh me Rrjetin e Grave Afariste të Kosovës, me ç’rast kanë sugjeruar një konferencë të përbashkët. Unë i përkrah përpjekjet e grave për t’i filluar bizneset dhe hapjet e sektoreve private. Sot këtu kemi disa menaxhere dhe pronare femra të bizneseve të ndryshme.
Ky takim ishte organizuar nga Rrjeti i Grave Afariste të Kosovës dhe nga Oda ekonomike Amerikane në Kosovë.
ECIKS / Radio21