Stagnon ekonomia e Eurozonës

BRUKSEL, 04 KORRIK 2003 – Ekonomia e Eurozonës ka stagnuar në gjysmën e parë të vitit 2003. Kjo thuhet ne raportin e gjysmëvitit të parë të përgatitur nga Komisioni Evropian. Rritja ekonomike gjatë muajve të verës do të jetë sipas të gjitha gjasave tejet e ulët dhe nuk do të kalojë 1 përqindëshin.

Edhepse lufta e Irakut ka përfunduar muaj më parë, nuk është vërejtur ende ndonjë ringjallje ekonomike ne Euorzonë dhe besimi i kosumatorëve ka mbetur edhe më tutje ne nivel të ulët. Edhepse për gjysmën e dytë të këtij viti ekspertët prognozojnë një rritje të vogël ekonomike, rreziqet që ky skenar të mos realizohet janë ende të mëdha. Komisioni Evropian ka bërë prandaj të ditur se mundësia që rritja ekonomike në Eurozonë të jetë më e lartë se 1 përqind në muajt që vjen është sipas të gjitha gjasëve e joreale.

Rritja ekonomike në Eurozonë në tremujorin e tretë të këtij viti mendohet të sillet prej 0,2 deri në 0,4 për qind. Për tremujorin e katërt Komisioni Evropian nuk është në gjendje që të japë prognoza të sigurta sot, por shpreson se nuk do të ballafaqohet me recension apo me një rritje prej zero për qind.

Prognozimet e ulëta të rritjes ekonomike do të ndikojnë negativisht në kuotën e deficitit të vendeve anëtare. Sipas një rregulli të përgjithshëm mund të thuhet se kur rritja ekonomike bie për 1 për qind shkalla e borgjeve të reja të shteteve anëtare të Eurozonës automatikisht rritet për 0,5 për qind. Në prill të këtij viti Komisioni Evropian kishte parashikuar një kuotë deficiti prej 2,5 për qind, duke i’u afruar kështu kufirit të epërm të 3 përqindëshit. Sipas rregullave të Paktit të Stabilitetit të Bashkësisë Evropiane shkalla e borgjeve e shteteve anëtare nuk guxon të jetë më e lartë se 3 për qind e vlerës së Produktit të Përgjithsëm Bruto. Aktualisht deficitet shtetërore të Francës, Italisë, Portugalisë dhe Gjermanisë rrezikojnë të kalojnë këtë kufi, nëse këto vende nuk ndërrojnë urgjentisht politikën e tyre ekonomike.

Për vitin 2004 Komisioni Evropian parasheh nje rritje ekonomike për 2 për qind. Kjo do të mundësohet falë përmirësimit të klimës investive, pasi që Banka Qendrore Evropiane ka zvogëluar kamatat në një nivel tejet të ulët e historik prej vetëm 2 për qind.

ECIKS – (K.D.)