PRISHTINË, 02 DHJETOR 2003 – Mbledhja e drejtorëve të Bordit të AKM-së, e cila do të mbahej dje, është shtyrë në afat të pacaktuar, tha zëdhënësi i Shtyllës IV të UNMIK-ut, Kris Lipier.
Këto komente ai i bëri në konferencën e rregullt të UNMIK-ut dhe KFOR-it. Ndërkohë, nga ana tjetër, anëtarët shqiptarë të Bordit të AKM-së thanë se nuk kanë asnjë njohuri për arsyet e mosmbajtjes së mbledhjes së Bordit të AKM-së. Ali Sadriu, ministër i Ekonomisë dhe Financave, lidhur për mosmbajtjen e mbledhjes, tha se për këtë ju duhet të drejtoheni Zyrës për informim në AKM dhe t’i merrni informatat.
Ndërkaq, Ali Jakupi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, tha se unë kam dëgjuar vetëm se është shtyrë mbledhja dhe asgjë më shumë. Sipas tij, ai nuk ka asnjë infromacion se për çfarë arsye është shtyrë mbledhja e djeshme e Bordit të AKM-së.
ECIKS / Balkanweb