PRISHTINË, 03 DHJETOR 2003 – Procesi i privatizimit ka qenë temë diskutimi në takimin e djeshëm në mes të kryeministrit Bajram Rexhepi dhe shefit të UNMIK-ut Hari Holkeri.
Kryeministri Rexhepi pas takimit tha se është diskutuar për rregulloren 1999/94, mirëpo qëndrimi i qeverisë do të bëhet publik nesër pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë. Procesi i privatizimit vazhdon të mbetet i bllokuar që nga 6 tetori, kur është pezulluar faza e tretë e privatizimit me urdhër të shefit të shtyllës së katërt të UNMIK-ut.
Mbledhja e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, që ishte paraparë të mbahej dje, u shtya për afat të pacaktuar.
ECIKS/ RTK