Prishtinë, 9 nëntor 2004 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit ka shtyer afatin për dorëzimin e ofertave për tenderin e privatizimit të ndërmarrjes së re (NewCo) Ferronikeli. Kjo shtyerje është bërë për të marrë parasysh nevojën për shpalljen e ligjeve dhe rregulloreve të reja për miniera në Kosovë të cilat pritet të shpallen në të ardhmen e afërt dhe që do të mundësojnë dhënien e lejeve për eksploatim dhe eksplorim.
Datat e reja të planifikuara për ofertim do të jenë:
– Dita e parë e ofertimit: 12 Janar 2005
– Dita e dytë e ofertimit: 9 shkurt 2005, kurse periudha e parakualifikimit është mbyllur.
ECIKS / RTK