Shqipëria rritë fondet për shëndetësinë dhe arsimin

Tiranë, 13 janar 2004 – Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik dhe Social (SKZHES) konsiderohet si dokumenti themelor mbi cilin aktualisht dhe në të ardhmen, do të orientohet puna dhe aktiviteti i qeverisë.

Ky dokument është përpjekja më serioze dhe më e arrirë në tendencën tonë për të harmonizuar strategjitë afatmesme, me strategjitë sektoriale, strategjitë rajonale me planet e veprimit dhe buxhetet vjetore dhe merr vlerat e tij reale duke reflektuar synimin tonë të përbashkët për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga procesi i stabilizim – asociimit për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në familjen europiane dhe për të realizuar gradualisht objektivat e mijëvjeçarit.

Përmirësimi i sistemit arsimor, një shërbim më i mirë shëndetësor, politika më aktive sociale – ofrimi i këtyre shërbimeve për një numër më të madh njerëzish e në një nivel më të lartë cilësie gjithnjë e më shumë duhet të jenë shqetësimi ynë dhe duhet të shohin të kanalizuara drejt tyre një fond në rritje nga buxheti i shtetit dhe financimet e huaja.

Në përpjekjet për të marrë autorësinë shqiptare, procesi i hartimit të këtij dokumenti, monitorimi i vazhdueshëm i tij, përgatitja e raporteve të progresit kanë njohur interesin e të gjitha institucioneve shqiptare në nivel qendror e lokal.

E para strategji me këto lloj përmasash, dokument me karakter gjithpërfshirës, e orientuar drejt sektorëve tepër të ndjeshëm për të gjithë popullsinë, hartimi, zbatimi dhe monitorimi i saj padyshim që kërkoi dhe ndjeu mbështetjen e komunitetit donator që operon në Shqipëri. Ky komunitet vlerësohet në veçanti për nismën, kontributin dhe ndihmesën e tyre jo vetëm për mbështetjen financiare që i kanë dhënë këtij dokumenti, por edhe për promovimin dhe përfshirjen në procesin e SKZHES – së të elementëve të tillë si: transparenca, gjithpërfshirja, marrja në konsideratë e interesave të grupeve të marzhinalizuara, rritja e rolit të gruas, përfshirja e shoqërisë civile te – elementë të cilët lehtësojnë pranimin, realizimin dhe monitorimin e objektivave të kësaj strategjie.

Dua të përqëndroj vëmendjen tani në atë çfarë të gjithë bashkë duhet të bëjmë më mirë, në ato që duhet të jenë sfidat tona për të ardhmen, me qëllim lehtësimin dhe realizimin më shpejt të integrimit të Shqipërisë në rajon, Europë e më gjerë.

Ne duhet të synojmë një ndërgjegjësim më të madh të politikanëve e të vendimmarrësve për rolin dhe rëndësinë e SKZHES-së, një ndërgjegjësim më të madh të të gjithë opinionit që duhet të shohin gjithnjë e më mirë të pasqyruara në këtë strategji interesat e tyre, një ndërgjegjësim më të madh të donatorëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare të cilët duhet të gjejnë në këtë dokument opsionet e tyre të financimit, mundësitë e bashkimit të kontributeve të tyre financiare për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë objekte të rëndësishme të infrastrukturës, transportit e energjisë duke i lënë kështu mundësi buxhetit të shtetit të përqëndrohet gjithnjë e më shumë në shërbimet bazë dhe në përmbushjen e prioriteteve të strategjisë.

Ne duhet te synojme forcimin e metejshem te institucioneve dhe ngritjen ne nje nivel me te larte te kapaciteteve qe realizojne hartimin, zbatimin dhe monitorimin e kesaj strategjie ne te gjitha institucionet shqiptare per ti dhene me teper shanse realizimit me sukses te kesaj strategjie.

Kjo strategji nuk duhet asnjehere te konsiderohet nje dokument ne leter, nje instrument statik, apo thjesht nje detyre per tu realizuar. Ajo duhet te fitoje dozen e saj te fleksibilitetit per t’ju adoptuar gjithnje ne kohe ndryshimeve te mikromjedisit dhe ambientit te jashtem per te perfituar ne kohe nga mundesi dhe oportunitete qe ofron ky mjedis dinamik.

Dhenie e dimensioneve te reja kesaj strategjie, nje bashkepunim me i madh midis aktoreve kombetare dhe nderkombetare, perdorimi me me efektivitet i burimeve te brendshme dhe te jashtme ne investimet publike, organizimi i nje numri me te madh tryezash dhe aktivitetesh fokusi i te cilave do te jete Strategjia do te bejne te mundur realizimin e suksesshem te objektivave te kesaj strategjie.

ECIKS / Biznesi