DETROIT, 12 JANAR 2004 – Ekspozita Ndërkombëtare Amerikanoveriore e Automjeteve në Detroit vlerësohet si barometër i rëndësishëm për industrinë e automjeteve. Tregu amerikan është më i rëndësishmi me rreth 17 milionë automjete të shitura në vit. Koncernet gjermane Mercedes-Benz dhe Volkswagen e lidhin politikën e tyre të shitjeve veçanërisht me shtresat me fuqi të madhe blerëse.
Nëse ky automjet do të ecë ndonjëherë mbi asfalt, kjo nuk dihet. Megjithatë, si shumë konkurrentë edhe Volkswagen-i paraqiti në ekspozitën e automjeteve në Detroit një studim. Ashtu siç duhet, i shoqëruar me muzikë në tribunë u shfaq një makinë sportive me dyer që ngrihen lart; por në koncern nuk i vjen askujt të mburret. Kreu i bordit drejtues Bernd Pichetsrieder mbetet modest dhe thekson se sipërmarrja e tij ia ka dalë të ruajë pozitat në tregun amerikan. Ndryshe nga konkurrentët amerikanë, asaj nuk i është dashur t’i tërheqë klientët me ulje të mëdha çmimesh:
“Ne si Volkswagen e kemi ruajtur përqindjen në treg vitin e kaluar, megjithëse nuk morrëm pjesë në betejën e pamëshirshme të rabateve. Tregu i veturave vazhdoi të tkurret krahasuar me xhipet dhe me mikrobuzët, por tek veturat ne e kemi ruajtur pjesën tonë.”
Megjithatë vitin e kaluar ka pasur edhe zhvillime të gëzueshme për koncernin, thekson Pichetsrieder:
“Përsa i takon Audi-t, vitin i shkuar ka qenë ndoshta më i suksesshmi në historinë e tij në SHBA-ës. Besoj se kjo përbën një sukses të madh dhe ne do të nxjerrim në treg prodhimeve të reja në 2004-ën dhe në 2005-ën. Paraqitja jonë në treg është mjaft e mirë.”
Një bilanz të përzier paraqet koncerni DaimlerChrysler. Në përgjithësi numri i automjeteve të shitura në mbarë botën ka rënë. Kjo rënie ka qenë më e ndjeshme për modelet Chrysler sesa për për ato Mercedes. Përkundër tendencës së përgjithshme automjetet me yll përpara kanë pasur ecuri të mirë në SHBA-ës. Arritjet e vitit paraardhës u tejkaluan për të dhjetin vit me radhë. Në SHBA-ës u shitën në 2003-in 218.000 modele Mercedes, një rritje kjo me 2,6 për qind. Një pjesë të madhe mund të zërë në të ardhmen një automjet dizel, pasi drejtori i Mercedes-it Jürgen Hubert beson se për këtë janë pjekur kushtet në SHBA-ës:
“Ne kërkojmë t’iu bindim ju, pasi ne jemi të bindur që dizeli është teknologjia e duhur për një vend, i cili ngadalë po fillon të shqetësohet për rregullat e harxhimit dhe të emisionit.”
I ashtuquajturi E-320 CDI duhet t’u tregojë amerikanëve që automjetet dizel nuk mund të jenë vetëm të mëdha, por edhe të shpejta duke harxhuar pak lëndë djegëse. Drejtori i Merecedes-it Hubert mendon se në SHBA-ës ka klientelë për një makinë të tillë:
“Ne hasim në një klientelë, e cila po e pret këtë temë, pasi përpara një dhjetëvjeçari ne patëm një sukses të jashtëzakonshëm më klasën S. Atëherë shitëm 400.000 automjete dizel në këtë vend dhe shiheshim si teknika më e përparuar. Përvoja e keqe e amerikanëve me prodhime të tjera duhet korrigjuar tani.”
Me këtë shkon paralajmërimi i shefit të Volkswagen-it Pichetsrieder për bashkëpunim me një sipërmarrje amerikane në sektorin e bujqësisë për shfrytëzimin, studimin dhe zhvillimin bashkarisht të dizelit biologjik për automjetet.
ECIKS / DWELLE