Kuvendi dyshon që KEK-u mund t'i kthej "kreditë"

PRISHTINË, 10 JANAR 2004 – Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës dyshon se KEK-u do të jetë në gjendje ta kthejë shumën e shtuar të buxhetit prej 13 milionë euro që iu nda në formë të kredisë.

Haki Shatri, kryetari i Komisionit për Buxhet, tha për KosovaLive se në këtë mënyrë ndërmarrjet publike do të presin gjithnjë që dikush t’ua mbulojë humbjet pasi ato nuk raportojnë për mjetet e tyre të shpenzuara në Ministrinë e Financave.

ECIKS / RTK