Shqipëria dhe FMN nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi

TIRANË – Dje në Tiranë qeveria shqiptare ka ripërtërirë marrëveshjen e mirëkuptimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në këtë marrëveshje, të cilën për Shqipërinë e nënshkruan Kryeministri Fatos Nano, Ministri i Financave, Kastriot Islami dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, konfirmohet gatishmëria e FMN-së për asistencë dhe për akordimin e ndihmave monetare. Qeveria e Shqipërisë zotohet ndërkaq, që në planin makroekonomik të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e inflacionit në nivelin 2-4 përqind, të ruajë qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike me gati 6 përqind në vit dhe të mbajë deficitin buxhetor në nivele të ulëta. Përpos kësaj, Qeveria shqiptare është zotuar të vazhdojë me reformat strukturore, që kanë të bëjnë me uljen e evazionit fiskal, shurajen e rrjetit të dyqaneve „free-shop“dhe luftimin e korrupsionit në administratë.

Evazioni fiskal në Shqipëri velrësohet të jetë më i larti në vendet e Rajonit të Ballkanit në raport me Prodhimin e Brendshëm Brutto.

ECIKS (K.D.)