PRISHTINË, 19 Qershor 2003 – Qeveria e Kosovës ka vendosur të ngrisë pagat në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë për 20 përqind. Kjo rritje u premton punonjësve të arsimit dhe të shëndetësisë të ardhura më të larta mujore për rreth 30 euro. Qeveria ka sjellur këtë vendim në bazë të sugjerimeve të komisionit qeveritar për nivelizimin e pagave. Vërejtje në këtë vendim, përpos Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Brengat e FMN-së kanë të bëjnë me rrezikun e rritjes së deficititit buxhetor, gjë që do të zvogëlonte bonitetin e Kosovës për kreditime të mundshme nga FMN-ja. Kryeministri Rexhepi është zotuar të gjejë një kompromis në mes të rekomandimeve të FMN-së dhe të kërkesave për rritjen e pagave në sektorin publik.
ECIKS – (K.D.)